I ftohti polar në Shqipëri| Meteorologia: Fundjava do të sjellë reshje shiu dhe bore

I ftohti polar në Shqipëri| Meteorologia: Fundjava…

Shqipëria ka disa ditë që ndodhet e mbërthyer nga temperaturat e ulëta, teksa zonat malore, por jo vetëm termometri shkon deri në disa minus gradë celsius. Ndërkohë i ftohti polar në vendin tonë pritet të jetë prezent edhe në fundjavë, Meteorologia Lajda Porja, shprehet se gjatë fundjavës, disa zona të vendit, do të përballen me reshje shiu dhe dëbore.

Meteorologia:

Masat e ftohta polare kanë vijuar të jenë prezente në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë ku vlerat minimale pritet të jenë -5,-6 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Parashikohet që kjo situatë e motit të vijojë të jetë deri në fundjavë ku pritet të kemi dhe ndryshim të situatës së motit dhe rritje të lehtë të temperaturave. Fundjava do sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore të cilat do jenë në sasi të pakta. Sa i përket erës do jetë problematike gjatë fillimit të javës duke bërë që era e ftohtë veriliondore të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit