I gjashti kryebashkiak i arrestuar/ Rama shkarkon Lefter Allën, bashkitë fole e korrupsionit

I gjashti kryebashkiak i arrestuar/ Rama shkarkon…

Edi Rama e ka kaluar në heshtje korrupsionin prej afro 3 milionë euro që kryebashkiaku i tij shpërdoroi nga taksat e shqiptarve. Këto janë ditë jo të mira për kryeministrin që kërkon pushtet jetëgjatë në Shqipërinë tonë të vogël. Pasi u shpall fajtor nga SPAK, Rama ka firmosur në fletoren zyrtare shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Bulqizës. Në fakt Lefter Alla nuk është i pari, por kryebashkiaku i radhës që përfundon në pas hekurave nga radhët e socialistëve.

Vallen e korrupsionit, atij të zbuluar pasi nuk duhet sa ka ende pa hetuar, e nisi Shpëtim Gjika i Vlorës në vitin në vitin 2015, nën akuzën e dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit. Pas tij ishte radha e Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Dibrës, Artur Roshi i Kavajës, Fatos Tushe i Lushnjes, Agim Kajmaku i Vorës dhe së fundmi Lefter Alla.

Rama kërkoi të fuste në bashki edhe persona të korruptuar dhe me precedentë penale. Afro 6 kryebashkiakë të tjerë gënjyen në ligjin për dekriminalizim, ku disa prej tyre rezultonin si të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë disa kyrebashkiakë të tjerë janë thirrur në SPAK për dosje të dyshimta, disa abuzojnë me tenderat duke shpallur fitues ofertën më të lartë e disa të tjerë dyshohet se përfitojnë pa u vënë re shumë.

Nga kjo panoramë kuptojmë që bashkitë e vendit janë një fole e madhe korrupsioni, ku shumë politikanë hyjnë për të vjedhur e shumë të tjerë dalin duke vjedhur. Në fund janë qytetarët shqiptarë që varfërohen çdo ditë pasi taksat e tyre shkojnë në tendera dhe kompani të lidhura me këta kryebashkiakë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit