I grabitën kambistit 30 mln lekë tek "Rruga e Kavajës"/ Flet njëri prej autorëve: Më paguan vetëm për të marrë paratë

I grabitën kambistit 30 mln lekë tek…

Roni Spaho është një prej të arrestuarve në lidhje me grabitjen e ndodhur para pak ditësh te “Rruga e Kavajës”.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Spahon pasi në ditën që ndodhi grabitja është kapur me një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra, teksa po shkonte t’i merrte në vendin që i kishin lënë.

Spaho ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë dyshohet se ai ka qenë informatori.

Ndërsa kujtojmë se Roni Spaho është një emër me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit