
Një 27-vjeçar me inicialet F.D. ka përfunduar në pranga pasi i kishte vjedhur çantën me sende personale një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës. Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Dushk të Lushnjës, ndërsa i dyshuari do të përballet tani me akuzën “vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i plotë
Vodhi çantën me sende personale të një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës, kapet dhe arrestohet autori nga Policia.
Gjatë ditës së djeshme, njoftohemi se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marrë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe.
Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.