I hodhi bluzën në kokë arbitrit, drejtoresha e Veliajt: Ngjarje të tilla ndodhin edhe nëpër botë

I hodhi bluzën në kokë arbitrit, drejtoresha…

Drejtoresha huligane e Veliajt, Deborah Keçi, ka qenë kryefjala e mediave me një gjest të turpshëm që ka bërë gjatë ndeshjes Tirana-Besëlidhja. Gjatë lojës së basketbollit, ajo ka hyrë në tapet dhe ka dhunuar një nga arbitrat e ndeshjes, duke i vendosur një bluzë mbi kokë. Veprimi asapk sportiv dhe qytetar nuk është pikasur nga Federata e Bashketbollit, e cila deri më sot nuk ka marrë asnjë masë për të dënuar këtë veprim.

E sikur të mos mjaftonte kjo sjellje, drejtoresha rebele e sportit në Bashkinë e Tiranës e ka justifikuar veprimin e saj. Ajo e ka cilësuar si një veprim i ndikuar nga emocionet dhe se të tilla reagime ndodhin edhe nëpër botë. Madje ajo nuk i ka kërkuar ndjesë as arbitrit të cilin tentoi ta dhunojë ajo dhe stafi i saj. Me një reagim akoma edhe më turpërues, Deborah Keçi të bën të kuptosh ajo ndihet krenare për gjestin e kryer.

Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë. Emocionet gjenerohen nga aktiviteti sportiv dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë si tek sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ekipeve. Si ish sportiste qe vazhdoj akoma te ushtroj aktivitet sportiv dhe te ndjej akoma emocione dhe kenaqesi nga sporti, si drejtuese e nje ekipi me emer në historinë e sportit shqiptar, është shumë e veshtirë të pranosh në heshtje dhe me kenaqesi nje padrejtesi qe i behet mundit dhe djerses se sportisteve dhe pasionit te tyre. Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv. Por, në cilësinë e Drejtoreshës Ekzekutive, ju kërkoj ndjesë sportdashësve të pranishëm dhe shikuesve” – ka thënë ajo në reagimin e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit