I hoqën lirinë nën kërcënimin e armës, arrestohen 3 persona në Gjirokastër

I hoqën lirinë nën kërcënimin e armës,…

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët i hoqën lirinë nën kërcënimin e armës shtetasit J.GJ 34 vjeç, duke e mbajtur nën kërcënim për disa orë.

Kanë rënë në pranga: Enea Taho 33 vjeç, Denia Karagjozi, 35 vjeç, M.D 28 vjeç si dhe është proceduar në gjendje të lirë një i mitur 14 vjeçar.

Gjatë kontrollit u janë sekuestruar: 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë)

Njoftimi i Plotë

Gjirokastër.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•M. D., 28 vjeç, Enea Taho, 33 vjeç dhe Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit