I hoqën zemrën në spitalin e Spanjës, motra e Saimir Sulës: Vëllai më tha të shkoja ta merrja se po ia merrnin frymën

I hoqën zemrën në spitalin e Spanjës,…

Motra e 33-vjeçarit Saimir Sula, ka folur për vdekjen e vëllait të saj.

Sula shkoi në Barcelonë te e motra në maj të vitit të kaluar, por atje u shtrua në spital dhe humbi jetën nga rrethana që edhe sot janë të paqarta.

Në një prononcim për Report Tv, motra e 33-vjeçarit ka thënë se vëllai e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë që ta merrnin nga spitali se po e vrisnin.

Pas lajmit për vdekjen e tij, e motra ka dyshuar pasi ai kishte vetëm temperaturë dhe asnjë shqetësim tjetër.

“Ne jetonim në Barcelonë, vëllai kishte sjtim në shpi, vinte psikologia cdo ditë në shpi.

Nga pasditja kishte temperaturë.

Hyri në atë spital vetëm për të bërë provën e Covid, të nesërmen më telefonoi dhe më ta se po më vrasin. Më tha hajdeni më merrni.

Irena Petit më telefonoi dhe më tha që hajdeni paraqituni dhe më thanë nuk e di pse por po ndërron jetë. Më thanë që i bënë një qetësues dhe vetëm pak sekonda më pas i qetësoi zemra.

Unë kisha dyshime në momentin që më thanë se vëllai ndërroi jetë. Nuk kishte arsye se përse të vdiste.

Kur soli trupin në Shqipëri ishin të bindur se kishte diçka. Mësuam se ku mund të bënim një autopsi, bëmë një kërkesë tek institucionet. Shkaqet

Atje nuk të lejojnë që ta marrësh trupin në shtëpi. Ia japin vetëm funeralit.

Mjekët thanë se kishte një mungesë organesh, por nuk ka dhanë një arsye se përse kishte vdekur, pasi i mungonte

Me 8 maj vëllai im ecte në rrugët e Barcelonës dhe po përgatiteshim për ditëlindjen time, nga pasditja kishte një temperaturë dhe e cova në spital, kur shkova për ta marrë që të festonim ditëlindjen më thanë që i pushoi zemra”,- tha motra e Saimir Sulës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit