I humbur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmën për gjetjen e 66-vjeçarit nga Durrësi

I humbur prej dy ditësh, familja kërkon…

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga djali i një 66-vjeçari të humbur, i cili kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur babain e tij.

Fiqiri Gjoka, 66-vjeç, është larguar nga banesa para dy ditësh dhe prej asaj kohe nuk është parë më nga askush. Djali i tij bën me dije se Fiqiriu vuan nga probleme shëndetësore dhe se është bërë edhe kallëzim në polici, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Ai është parë për herë të fundit në zonën e Durrësit.

Kushdo që ka informacion ose e ka parë Fiqiriun, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin e celularit: 069 872 1053.

Të afërmit janë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe luten për ndihmën e kujtdo që mund të japë një informacion të vlefshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit