"I iku koka poshtë"/ Udhëtari tregon momentin e aksidentit: U rrotulluam si bostana në urban

“I iku koka poshtë”/ Udhëtari tregon momentin…

Dhjetra udhëtarë ndodheshin në urbanin e linjës së “Unazës së Madhe” në momentin kur mjeti i transportit publik u përplas me disa makina në rrugë. Të tronditur nga aksidenti udhëtarët kanë treguar momentet e përjetuara. Njëri prej tyre përshkruan çastin kur ndodhi aksidenti. Një burrë tek të 60-tat tha se e pa shoferin e urbanit në gjendje të pavetëdijshme në momentin e aksidentit.

Urbani nuk kishte me shpejtësi pasi po i afrohej stacionit, por sipas udhëtarit, ka qenë humbja e vetëdijes nga ana e shoferit që çoi në aksidentin e shumëfishtë. Më tej ai tregon se të gjithë të pranishmit në urban janë rrëzuar me njëri-tjetrin si pasojë e përplasjes.

“Ati i ra tensioni, i iku koka poshtë. Nuk ishte me shpejtësi, por i iku nga kontrolli. Mirë që shpëtuam aty brenda se u rrotulluam si bostona. Dolëm lehtë nga urbani se u hapën dyert. Shoferi ishte te 60 vjeç. I iku koka, nuk kishte pirë alkool. Pak u lënduan njerëzit, u lënduan lehtë me pak gërvishje”, tha qytetari që ndodhej në urban.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit