I infektuar me COVID-19, aktori Guljelm Radoja përfundon në intubim te COVID 2

I infektuar me COVID-19, aktori Guljelm Radoja…

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, Guljem Radoja. Ky i fundit, ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, është sjellë me urgjencë në spitalin COVID-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se aktori, i cili prej një muaji përballet me pandeminë, është në intubim.

Pasojat që i ka lënë pandemia e COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga shteti lidhur me gjendjen e tij. Aktori, me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në gjendje të rëndë, nuk është dërguar për kurim jashtë shtetit ashtu siç ka ndodhur me politikanë të prekur nga pandemia. 

Artisti Guljelm Radoja, lindi në Shkodër në vitin 1945. Ai është angazhuar në dhjetra role në kinema, ku ka spikatur me figurën e Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit