I infektuar me COVID-19, ndërron jetë mjeku i QSUT-së

I infektuar me COVID-19, ndërron jetë mjeku…

Mjeku që shërbente në QSUT Arjan Pushi, i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv pasi rezultoi pozitiv me COPVID-19, ka ndërruar jetë.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.

Referuar shërbimit infektiv, mjeku ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor, ai nuk e fitoi betejën për jetën”,- thuhet në një njoftim të MSH.

“Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.  

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”,- thuhet më tej në njoftim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit