I infektuar me korona, ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar

I infektuar me korona, ndahet nga jeta…

Një nga pionierët e Cirkut shqiptar ka mbyllur sytë në Itali në moshën 88-vjeçare.

Kosta Papanikolla, që ndryshe njihej si ‘Daja’, ka ndërruar jetë në Itali, ku po kurohej pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat italiane, të cilat shkruajnë se Papanikolla është shuar më datë 9 gusht, para tre ditësh, në spitalin e Udine-s.

Kosta Papanikolla vuante gjithashtu edhe nga sëmundje të tjera.

Kush ishte Kosta Papanikolla?

Ai lindi më 11 maj në vitin 1932, në Elbasan. Papanikolli u njoh me Telat Agollin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1951 dhe kjo gjë ndikoi që ai të lidhej me artine cirkut. Papanikolli u stërvit me grupin e akrobatëve të drejtuar nga Belul Hatibi dhe konkurroi për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të Estradës së Shtetit në vitin 1952. Në vitin 1954 u emërua si akrobat definitiv në këtë Estradë.

Gjatë karrierës së tij artistike, Kosta Papanikolla është aktivizuar dhe ka debutuar në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, etj.

Ai ka kryer specilizim 1-vjeçar në Kinë në vitet 1975-1976 dhe ka kryer arsimin e lartë profesionalnë Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Papanikolli dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980. Kosta Papanikolli shtë dekoruar me urdhërin “Nam Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë.

Deri kur doli në pension (1983) ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udines në Itali.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit