I infektuar me Koronavirus, futbollisti shqiptar befason me postimin e bërë së fundmi

I infektuar me Koronavirus, futbollisti shqiptar befason…

Pesë futbollistët e KF Renova, skuadrës shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, rezultuan pozitivë me COVID-19.

Një prej të prekurve është edhe Fisnik Nuhiu, i cili së fundmi ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku iu bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të familjeve, pasi nuk është diçka e thjeshtë.

“Tani pothuajse të gjithë e dinë për emrat që jemi pozitiv me COVID- 19, prandaj dua t’iu informoj se unë jam një nga 5 anëtarët e infektuar me këtë virus nga radhët e Renovës. Dua vetëm t’ju apeloj që të jeni të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja, nuk ka nevojë për panik, por nuk është diçka e thjeshtë, ka komplikime prandaj KUJDES”, shkruan Nuhiu në “Facebook”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit