I infektuar me koronavirus, shuhet trajneri

I infektuar me koronavirus, shuhet trajneri

COVID vijon të marrë jetë.

Ish-hendbollisti dhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Qorrolli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Ai ishte i infektuar me coronavirus, ndërsa lajmi është konfirmuar nga kushëriri i tij, Milazim Qorrolli përmes një postimi në Facebook.

“Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! Virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën!

Vështirë të shkruash fjalë përkujtimi për ty!

Ike e na le përgjithmonë të pikëlluar! Ishe i hareshëm e sharmant, aty ku ishe ti gjithmonë mbretëronte gjallëria e atmosfera, kishe aq shumë energji pozitive, ishe i dashur për të gjithë, ishe sportist, prind, vëlla e kusheri i dashur!

U prefsh në paqe o sharmanti jonë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit