I ishte vendosur eksploziv, shpërthen një makinë në Durrës

I ishte vendosur eksploziv, shpërthen një makinë…

Një makinë ka shpërthyer në Durrës dhe  shkak është bërë një sasi e vogël eksplozivi. Bëhet fjalë për një makinë tip Renault, me targa AA301ZZ.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3, Durrës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme të lehta materiale në makinë dhe në një automjet tjetër që ndodhej pranë saj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe “Ford”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit