“I ka rënë fasada,” pedagogia: Masat kufizuese të vendosura nga qeveria ishin ekstreme

“I ka rënë fasada,” pedagogia: Masat kufizuese…

Për pedagogen Jonila Godole masat kufizuese të vendosura nga qeveria për shkak të Pandemisë ishin ekstreme.

E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, me Enkel Demin, Godole tha se masat u morën me idenë për të ruajtur shëndetin dhe më pas përfunduan me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas pedagoges kësaj qeverie i ka rënë fasada dhe i është çjerrë maska. Godole thekson se ka ardhur koha që t’i themi stop këtij autoritarizmi.

“Ka diçka që nuk shko kur i gjithë pushteti vendoset te duart të vetëm një personi. Kjo nuk mund të jetë mirë. Sado motiv të ketë nga kreu i qeverisë, kjo thjeshtë nuk mund të jetë mirë. Si fillim u përdor ekspertiza e infektologëve për të vënë rregullat, dhe kur ata thanë që duhet të dalim, ne pamë që kjo ra në vesh të shurdhët.

Ne jemi nga ata që u futëm më herët në izolim dhe po dalim më vonë. Ndërkohë që të tjerët kanë dalë. Po të mendosh se sa të varfër janë shqiptarët, shumë punojnë në të zezë.. Mendoj se masat ishin ekstreme për kushtet e Shqipërisë.

Shpresoj shumë që ne të jemi zgjuar se ka rënë kaq shumë kambana këtu. Kjo pandemi u nis si masa izoluese për të ruajtur shëndetin dhe pastaj përfundoi me shkatërrimin e teatrit që tregoi se askush nuk kujdeset për shëndetin tonë.

Kjo vërteton se policia në këto 30 vite ka parë interesin e vet.

Mendoj se duhet ti themi stop këtij lloj autoritarizmi. Fasada ka rënë, maska është çjerrë dhe jemi aty ku jemi”, u shpreh Godole.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit