I ka vdekur edhe gruaja e tretë/ I moshuari: Nëse gjej tjetër martohem

I ka vdekur edhe gruaja e tretë/…

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë, sidmos për një të moshuar i cili i ka vdekur edhe gruaja e tretë. I moshuari, Bejtush Gjergji, tregon se vetëm para 15 ditësh humbi bashkëshorten e tretë. Kosovarja-ks shkruan se nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë. Atij i kishin vdekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. E ndonëse me të treja gratë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, i moshuari shprehet se me gruan e tretë dashuria ishte më e theksuar dhe më e madhe.

I moshuari:

U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të vdes.

Ndërkohë i moshuari më tej është shprehur se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

I moshuari:

Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=932740090785763

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit