I kalojnë përsipër me makinë, tre shqiptarët vrásin adoleshentin në Itali

I kalojnë përsipër me makinë, tre shqiptarët…

Tre të rinj shqiptarë janë árrestuar dje në Itali pasi akuzohen për vrásje me qëllim. Ata ákuzohen për vrásjen e adoleshentit Filippo Limoni.

I gjithë sherri filloi me disa ofendime dhe fyerje në parkingun afër një salle sportive. Ata goditën Filippo-n me grusht dhe e rrëzuan përtokë.

Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoleshentësh vendas.

Më pas shqiptari që drejtonte mjetin, i dha makinës duke kaluar sipër trupit të të riut italian, i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Ndërkohë karabinierët kanë sekuestruar makinën, ndërsa tre shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vrasje me qëllim.

Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte si qëllim të vriste adoleshentin.

Ai tha:

Nuk kisha për qëllim ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit