Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që shoqëruan protestën e zhvilluar pranë Kuvendit. Mes të shoqëruarve është edhe Arben Kola, i njohur si një nga organizatorët e protestës, ndërsa situata u tensionua gjatë grumbullimit të protestuesve.
Në pamjet e publikuara nga vendngjarja, Kola shihet teksa tërhiqet nga duart dhe këmbët nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte për t’iu drejtuar protestuesve gjatë tubimit.
Ndërkohë, policia vijon të mbajë nën kontroll zonën përreth Kuvendit, ku janë angazhuar forca të shumta sigurie. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me arsyet e shoqërimit të pesë personave dhe veprimet procedurale që do të ndiqen ndaj tyre.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1409484487790725%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>