I kërcënoi gruaja e Dakos, punonjësit e shëndetësisë në Durrës pezullojnë punën se nuk kanë marrë shpërblim

I kërcënoi gruaja e Dakos, punonjësit e…

Punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës kanë pezulluar punën pa afat pasi nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga kryeministri për ata që janë në vijën e parë të luftès nga kòronavirusi.

Kryetari i Sindikatës tha se kanë shkuar në institucionet përkatëse por askush nuk i ka dhënë përgjigje. Duke folur për mediat, u shpreh se nusja e Vangjush Dakos i ka bërë presion laborantëve të mikrobiologjisë dhe nuk dalin se kanë frikë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë 33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të lùftës me Còvid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, vetë gruaja e Vangjush Dakos, Znj. Alba Dako ka ardhur në qendër duke i ushtruar presíon punonjësve që do të dilnin në grevë, për shkak të marrëdhënieve që ka me drejtoreshën e qendrës.

Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kèrcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit.

Shefja është futur te llumi i vjèdhjes se nuk japin listat. Ajo ka përpiluar listat dhe i bën prèsion pjesës tjetër sipër dhe dy burra që ishin këtu, edhe ata kanë ikur se kanë frikè se i heqin nga puna. Po nuk dolën shoferat, i gjithë personeli 33 vetë janë në grevè. Ne kërkojmë pagat tona. Kemi punuar 60 orë në javë jo 40 dhe nuk kemi marrë asnjë ditë pushim. Janë marrë nga 50-100 mijë lekë sikur kanë ardhur vetëm një ditë në punë, jo 30 ditë. Vendimi është 1000 euro dhe 500 euro personeli ndihmës, shoferët e pastruesit. Nuk kemi marrë as atë që kemi punuar vetë. Kjo është vetëm poshtërsi, kryeministri duhet të marrë vesh që vendimi i tij nuk zbatohet nga organet tona”, tha kryetari i Sindikatës, Zija Alhysa.

Ndërsa një punëtore tha se nuk kanë marrë asnjë shpërblim, ndonëse janë të rrezíkuar çdo ditë pasi dalin në punë. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit