I kërkoi 2 mijë euro për ta lënë të lirë, arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë

I kërkoi 2 mijë euro për ta…

Një oficer i Policisë Gjyqësore ka rënë në pranga për shkak të korrupsionit. Sokol Canameti i ka kërkuar rreth 2 mijë euro ryshfet në këmbim të lirisë një të dyshuari në hetim për drogë. Rezulton se 48-vjeçari është me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ai merrte para nga trafikantët dhe personave të tjerë që shkelnin ligjin, duke i premtuar atyre lirinë. Madje dyshohet se oficeri u bënte shantazh të dënuarve për të paguar gjobat e tij, edhe nëse ata nuk kishin mundësi financiare.

Nga ky hetim, u vunë nën hetim edhe i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike me iniciale E.K., dhe i ati i tij F.K., i cili ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh. Sokol Canameti akuzohet për: “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit