I kërkoi të blejë bukë, burri rreh gruan në sytë e 3 fëmijëve

I kërkoi të blejë bukë, burri rreh…

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në një familje. Mësohet se një 29-vjeçare është dhunuar nga bashkëshorti i saj, pasi përmes telefonit i ka kërkuar të blejë bukë për shtëpinë. E reja me iniciale A.P. i ka bërë këtë kërkesë burrit të saj përmes telefonit, por bashkëshorti i saj 42 vjeçar me inicialet R.P, kur ka shkuar në shtëpi e ka dhunuar në sy të fëmijëve.

Sipas policisë së komisariatit numër pesë që e tregon historinë për gazetën Si, burri i dhunshëm u arrestua për akuzën e dhunës në familje, ndërsa kundër tij nuk ishin vetëm shenjat e dhunës në trupin e 29-vjeçares, por edhe dëshmitë e 3 fëmijëve të çiftit. Sipas policisë e reja me inicialet A.P. sapo u kthye nga puna në shtëpi u bë gati të gatuante.

Por veprimi i parë që ka bërë ishte kontrolli i dollapit dhe frigoriferit, ku dhe ka vërejtur që nuk kishte bukë. Ndaj ka telefonuar të shoqin, një 42 vjecar me inicialet R.P, që policia e përshkroi kryefamiljarin për Gazetën Si si të vetpunësuar në një biznes privat të famijes. Kërkesa e saj ishte “sill bukë në shtëpi kur të vish” shkruan në referim oficeri i policisë L.K. Gruaja nga ana e saj rrëfen se ishte një telefonatë normale dhe se në orën 7 të mbrëmjes, pa kaluar shumë kohë nga biseda për bukën ka mbërritur në banesë kryefamiljari, I cili nuk përmbahej dhe nuk ishte aspak i qetë.

“Ai nisi debatin sapo hyri në shtëpi, më pyeti pse më the të sjell bukë kur bukë ka? Pas këtij momenti ai më goditi në sy të 3 fëmijëve tanë”.

Sipas asaj që tregon gruaja në polici, 42 vjecari e ka shtyrë partneren, ndërkohë që sicc kujton më tej, e dhunuara kërkoi ndihmën e anëtarëve të tjerë të familjes ku midis tyre i pari ka mbërritur vjehrri.

“Unë hyra në dhomë dhe desha ti qetësoj, por im bir më nxorri nga shtëpia, pastaj hyri i vëllai por as ai nuk e gjeti gjuhën e përbashkët “- thotë i moshuari që këmbëngul se nuk arriti ta frenojë të birin që po bërtiste se ishte ai zot i shtëpisë aty.

Por i moshuari e konsideroi debatin si një sherr midis cciftit ndaj dhe është kthyer në dhomën e tij. Gjatë kësaj kohe denoncuesja e ka shfrytëzuar çastin kur i moshuari është përpjekur ta këshillojë të birin , dhe ka marrë fëmijët si mburojë. Gruaja i tha policisë se i vendosi fëmijët në prehër për t’u mbrojtur prej të shoqit që pas sharjeve dhe dhunës verbale e ka qëlluar për herë të dytë me shuplakë. Policia shkruan se shtetasi R.P e ka qëlluar në ballë me pëllëmbë duke e akuzuar se ajo ishte xheloze dhe se “përdori preteksin për bukë që burri t’i kthehej sa më shpejt në shtëpi” – bëjnë me dije burimet e gazetës Si që i referohen rrëfimeve të anëtarëve të familjes kuksiane e cila jeton në Paskuqan .

Pasi ka kryer ekspertizën për shenjat e mbetura nga dhuna policia përmend se ajo kishte gërmishtje në fytyrë dhe në qafë, kurse vjehrri I saj pasi detajon nervozizmin e të birit e justifikon : kushedi ccfarë problemi do kenë, i pashë që po shaheshin dhe i bërtisnin njëri- tjetrit.

“Kështu janë të rinjtë në këtë kohë”– thotë i moshuari në polici, që mohon të ketë parë agression fizik nga i biri.

“Ai ishte me nerva dhe bërtiste dhe kërkonte llogari. Kur tha jam unë zot shtëpië këtu, ika , se s’mund të futem në familjen e djalit. Dinë vetë ata çfarë bëjnë dhe si i zgjidhin gjërat” – këmbëngul i moshuari.

Fëmijët e rëndojnë pozitën e babait të tyre, ku më i madhi ka treguar: Mami u kthye nga dyqani që kemi në lagje dhe i kërkoi babait të sillte bukë. Babai e solli dhe e hodhi mbi tavolinë, pastaj i bërtiti mamit duke i thënë se nuk ka dashnore. Këtu u zunë.

Fëmija pranon se e pa babain kur e goditi me shuplakë, dhe se nëna la kuzhinën dhe po bërtiste derisa erdhën familjarët e tjerë, që nuk mundën ta zgjidhin situatën. Përpara se të arrestohej, ky shtetas insiston se e humbi qetësinë mbasi shpesh partnerja e urdhëronte për të bërë pazarin duke sjellë si shkak ushqimet për fëmijët.

“Por ishte një moment ku humba qetësinë, nuk sillem kështu, i garantoj familjes të ardhurat dhe gruas nuk i mungon asgjë,“- tha ai, që pasi kërkoi avokat mbrojtës, përfundoi i arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit