I kërkonte para një vajze duke e shantazhuar me foto intime, 26-vjeçari nga Durrësi e pëson keq

I kërkonte para një vajze duke e…

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Durrës, teksa akuzohet se shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare. I arrestuari është shtetasi me iniciale M. K., 26 vjeç, banues në Durrës dhe ishte në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.

Policia:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa e fundit”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare.

Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit