I kërkuan 1500 euro për nuse nga Shqipëria/ Ja si u mashtrua kosovari nga miqtë e tij

I kërkuan 1500 euro për nuse nga…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Kosova kishte kërkuar për nuse në Shqipëri. Por ai u mashtrua nga miqtë dhe të njohurit, pasi e kanë zhvatur atë, i mbyllnin telefonin dhe nuk i përgjigjen më.

Raportohet se burri ishte emigrant prej shumë vitesh në Gjermani, dhe kërkonte njohje dhe miqësi me shqiptarë.

Ai shprehet:

“Erdha në Tiranë. Pimë kafe me shokun tim nga Kosova dhe më pas takova një të njohurin tim me emrin E,. konsumuam kafe dhe në muhabet e sipër, i thashë të më njihte me një vajzë të mirë se dua të martohem”.

Për këtë kërkesë burri nuk premtoi këpucë, si veprojnë shumë të rinj, sipas një zakoni, në të cilin japin dhurata për ndërmjetësin. Por premtoi se do të paguante një shumë eurosh.

Ai shprehet më tej në denoncimin pranë agjentëve, që nuk u ka mbetur gjë tjetër, përveçse të shkruajnë deklaratën e tij dhe kërkesën për ta zbardhur krimin që i ndodhi.

“Bisedën se do i jepja 1500 euro, dhuratë e bëra me E., që ishte shok i imi këtu në Tiranë. Shoku ishte me një zonjë në moshë që nuk hezitoi, por më tha: ‘Ta gjej unë një nuse ty’”.

Gruaja, sipas burrit të mashtruar, ka telefonuar një vajzë të re, e cila është përgjigjur dhe nuk ka vonuar shumë që e reja t’i bashkohej tavolinës.

“Vajza u prezantua si F.L. Atë ditë biseuam normalisht në kafe, shkëmbyem numrat e telefonit për të vazhduar njohjen dhe unë u largova në Gjermani”, – denoncon Nusreti.

Njohja mes të dyve, ka vazhduar sipas të mashtruarit përmes bisedave në telefon. Derisa burri është bindur se duhet të bënte sërish valixhet gati dhe të kthehej në Tiranë ku e priste nusja e ardhshme e tij.

“Mora familjen, motrat, vëllezërit për ta bërë njohjen si e do zakoni dhe për t’u fejuar. U ulëm me vajzën e re, F.L.,në një kafe shumë të njohur në Tiranë. Biseduam gjatë dhe u çuam nga tavolina dhe shkuam drejt një argjendarie që është përballë një qendre tregtare në Tiranë”, kujton burri, që siç rezultoi më vonë, jo vetëm mbeti pa grua, por mbeti dhe me xhepat bosh.

“Aty, sipas zakonit, i bleva F. një unazë floriri, që shkoi 57 mijë lekë të reja dhe pasi kreva pagesën dolëm nga dyqani. Nusja, kur dolëm më tha befas; duhet të shkoj tek nëna se e kam shumë sëmurë dhe duhet të jem në spital”.

Kur dhëndrri i bindur se duhet ta ndihmonte nusen, i ka kërkuar të dhënat që t’ja niste përmes bankës, e reja ka fikur telefonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit