I kërkuan të vaksinohet| Zjarrfikësi ul pantallonat dhe fshin të pasmet me letër-thirrjen

I kërkuan të vaksinohet| Zjarrfikësi ul pantallonat…

Një zjarrfikës i Los Anxhelesit dyshohet se uli pantallonat në një qendër zjarrfikëse dhe fshiu prapanicën me një urdhër-mandati për të bërë vaksinë, teksa lajmi është bërë viral në SHBA dhe shumë persona po kërkojnë shkarkimin e tij. Ngjarja u raportua në Los Angeles Times.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se po hetonin atë që ata thanë se ishte një kundërpërgjigje e papërshtatshme nga zjarrfikësi. “Departamenti është i vetëdijshëm për seriozitetin e akuzave dhe ndërmori veprime të menjëhershme pasi mësoi për këtë incident,”-tha zëdhënësja e LAFD, Cheryl Getuiza, e cila konfirmoi se incidenti i supozuar ndodhi më 18 nëntor.

Ajo tha se zjarrfikësi është me leje administrative me pagesë dhe shtoi se “do të përballet me pasojat e çdo akti të papërshtatshëm”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit