I kërkuar për mega-grabitjen në Rinas, RENEA ‘ngre në këmbë’ Peqinin. Aksion blic për Talo Çelën

I kërkuar për mega-grabitjen në Rinas, RENEA…

RENEA ka zhvilluar një operacion blic mëngjesin e sotëm në Peqin.

I kërkuar nga forcat e repartit të specializuar ka qenë Talo Çela, i cili ishte mik i Emiljano Ramazanit, 39 vjeçarit që u vra më 20 korrik në Elbasan.

Çela është rrethuar në një vend në afërsi të burgut të Peqinit.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.

Mësohet se deri më tani 3 operacione kanë dështuar për kapjen e tij. Gjatë aksionit të kësaj nate, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Talo Çela dyshohet të ketë ekzekutuar edhe dy vëllezërit Haxhia në Durrës, Besmirin e Viktorin.

Çela u kishte dhënë vëllezërve Haxhia që të ruanin një pjesë të parave të grabitura në Rinas, pork ur ka shkuar që t’i marrë mbrapsht, dy vitkimat kanë deklaruar se ua kanë vjedhur.

Pikërisht, ky dyshohet se ka qenë shkaku i vrasjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit