I kishin vënë vulën “Urus”, me mbi 10 mijë euro kokainë në qese, arrestohen dy të rinjtë në Tiran

I kishin vënë vulën “Urus”, me mbi…

Dy persona të identifikuar si Luan Nexhipi, 47 vjeç dhe Euklid Çelmeta (H), 39 vjeç janë vënë në pranga pasi janë pikasur me 1 kg e 117 gram kokainë. Dosja.al ka mësuar se dy personat e lartpërmendur janë vënë në pranga në rrugën “Nikolla Lena” në kuadër të operacionit të koduar “Urus”.

Atyre u është bërë shenjë që të ndalonin nga policia por kanë tentuar t’ja mbathin më vrap. Pasi u kapën, u ushtrua kontroll edhe në makinën ku po udhëtonin Çelmeta dhe Nexhipi, ku është gjetur sasia e kokainës e futur në një valixhe e stampuara me vulën “Urus”.

U sekuestruan 6 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Makina në të cilën udhëtonin dy personat që u arrestuan, u vu gjithashtu nën sekuestro. Tashmë, Nexhipi dhe Çelmeta akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

  • Njoftimi i policisë Tiranë

    Njoftimi i policisë Tiranë. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Urus” i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme.

    Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    1. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Në bazë të informaciove të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën “Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë. Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

    Në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit