I kishin zili të gjithë| Ndahet çifti më i njohur i showbizz-it ndërkombëtar

I kishin zili të gjithë| Ndahet çifti…

Lajme të zymta për fansat e çiftit të njohur ndërkombëtar. William Levy dhe Elizabeth Gutierrez, aktorët më të dashur të telenovelave meksikane i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare. Kishte kohë që flitet për një divorc të mundshëm mes tyre, teksa këto zëra janë konfirmuar së fundmi.

Lajmi eshtë konfirmuar nga vetë aktori William Levy nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, shkruan ai.

Dyshja e njohur kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit