I kishte fshehur në gomën rezervë të “Hyundai”-it, kapet 41 vjeçari me mijëra euro të padeklaruara

I kishte fshehur në gomën rezervë të…

Policia kufitare në Kakavijë ka ndaluar një automjet tip “Honday”, teksa gjatë kontrollit konstatuan të fshehura në gomën rezervë, 44. 500 euro. Mjeti drejtohej nga shtetasi . N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, i cili u arrestua menjëherë pas kontrollit. Bëhet me dije se shuma e eurove të kapura nuk ishte deklaruar, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit