I kishte përdhunuar motrën/ I riu rreh për vdekje 70-vjeçarin!

I kishte përdhunuar motrën/ I riu rreh…

Një i burgosur 26-vjeçar në Uashington u dënua me 24 vjet shtesë për vrasjen e shokut të tij të qelisë, i cili i kishte përdhunuar motrën. Shane Goldsby, 26 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua javën e kaluar për rrahjen deri në vdekje të shokut të tij të qelisë Robert Munger, 70 vjeç.

Munger ishte duke vuajtur një dënim me 43 vjet burg në “Airway Heights”, i dënuar për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve dhe për pornografi me ta. 26-vjeçari Goldsby tha se ai u “tërbua” pasi dëgjoi Munger të mburrej për krimet e tij, dhe teksa ishin në një zonë të përbashkët të burgut, i shkoi nga mbrapa dhe filloi ta godiste në kokë.

Munger vdiq tre ditë më vonë nga plagët e marra. Goldsby tha se ai vrau Munger pasi zbuloi se motra e tij e vogël, e cila është ende e mitur, ishte një nga viktimat e Munger, raportoi KHQ.

“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time. Isha i bindur në atë pikë, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që ndodhi, atë që bëri”- deklaroi pas vrasjes 26-vjeçari. Munger ishte dënuar në dhjetor të vitit 2019 për përdhunim, ngacmim të fëmijëve dhe posedim të pornografisë së fëmijëve. Ndërkohë Goldsby po vuante dënimin për një incident të vitit 2017, në të cilin ai vodhi një automjet policie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit