I 'krimbur' në para, oligarku fiton tenderin e dyshimtë mbi 1 miliard Lekë

I ‘krimbur’ në para, oligarku fiton tenderin…

Bosi i naftës Frident Kuqi ka fituar një tender të dyshimtë nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës, e drejtuar nga Ledio Cela dhe nën varësi të Bashkisë së Krujës.

Tenderi problematik
Javën e kaluar, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës ka shpallur fituesin e tenderit me objekt ‘blerje karburanti për vitin 2020’, kompaninë “EUROPETROL DURRES ALBANIA”. Firma në fjalë zotërohet nga 60-vjeçari Frident Kuqi.

Referuar kontratës, Kuqi, i etiketuar në media si oligarku i naftës në vend, do të marrë nga Ujësjellës Kanalizimet mbi 1 miliard Lekë për furnizimin me karburant të këtij institucioni. Më konkretisht: 1.094.819,00 (nje milion e nente dhjete e kater mije e teteqind e nentmbedhjete presje njezet e dy) lekë të reja pa TVSH. Oferta fituese është thuajse sa fondi limit: 1.094.819,22.

Sipas profesionales “OpenProcurement Albania”, tenderi është klasifikuar me flamur të kuq. Arsyeja – për shkak të mungesës së konkurrencës.

Mbi 7 milard lekë publike me tendera problematikë
Sipas të dhënave të “OpenProcurement Albania”, Frident Kuqi, vetëm me kompaninë “EUROPETROL DURRES ALBANIA”, ka fituar 23 tendera që nga viti 2016, me një shumë totale rreth 7 miliard Lekë.

Disa nga këto tendera janë klasifikuar me flamuj të kuq.

Në Qershor të vitit të kaluar, po nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës, kompania e Kuqit ka arkëtuar rreth 1.5 miliard Lekë – 1 439 244,00 Lekë të reja. Edhe asokohe, tenderi me objekt ‘blerje karburanti’ u klasifikua problematik pikërisht për shkak të mungesës së konkurrencës.

Tendera të flasifikuar me flamuj të kuq ka fituar po ashtu nga Bashkia e Krujës, e Tepelenës dhe ajo e Konispolit.

Problemet me drejtësinë të një nga njerëzve më të pasur në Shqipëri
Frident Kuqi, sipas raportimeve ndër vite, është cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Pronari i disa kompanive në fushën e hidrokarbureve sipas QKB-së, vitin e kaluar, është përfshirë në një ngjarje për të cilën janë ngritur akuza ndaj tij. Frident Kuqi është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Keqtrajtim personi”.

Sipas raportimeve në media: Më 3 Tetor 2019, ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e një pike karburanti në qytetin e Përmetit. Ka qenë ky i fundit që ka kallëzuar në prokurori biznesmenin. 57-vjeçari G.Z. ka thënë se përmes presionit është çuar tek noteri, ku duhet të firmoste një dëshmi ku pranonte se i kishte një borxh prej 30 milionë Lekësh të vjetra Kuqit. Kjo, sipas viktimës së ngjarjes, pasi Frident Kuqi i kërkonte qiranë e pikës së karburantit në Përmet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit