I lanë pa bileta, Plisat shpërthejnë ndaj FSHF: Mallkuar qofshi

I lanë pa bileta, Plisat shpërthejnë ndaj…

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luaj nesër ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro2024 që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme, përballë modestëve të Ishujve Faroe.

Ajo që diskutohet se sa herë luan Kombëtarja Shqiptare në “Air Albania”, janë biletat. Edhe pse stadiumi kombëtar ka më shumë se 22 mijë vende, biletat kanë “avulluar” për punë minutash kur janë nxjerrë në shitje.

Duket se nga kërkesat e larta e ka pësuar edhe tifogrupi i “Plisave” të Prishtës, të cilët janë revoltuar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Një anëtar i ‘plisave’ shkruan se ata i kanë qëndrua afër Kombëtares edhe kur ajo ishte në ditët më të vështira.

“Qysh mundeni mos mi dhan bileta tifozeris qe gjithmonë ka qenë afër juve si ne dite te mira edhe ato te vështira. PLISAT PRISHTINË 🇦🇱❤️ Mallkue qoftë kush s’na don bashk! Plisat meritojnë passaportë Shqiptare , se le ma bileta. Kur jemi ardhë PLISAT me perkrahë SHQIPËRINË , shumica nuk e kan ditë as qka dmth mbështetja për KOMBËTAREN.”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër pjesëtar i tifogrupit prishtinas ironizon me fjalët: “Stadiumi pa Plisa si mali pa lisa. Mallkue qoft kush sna don bashk”, shkruan ai.

Na ju kena msu me bo Shqiponjen me dur”, është komenti i një tifozi kosovar.

Kujtojmë që ka pasur raste kur janë blerë një numër i madh biletash për t’u shitur në tregun e zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit