
Tre të moshuar janë goditur dhe vjedhur ditën e sotme nga dy persona, një shkupjan dhe një shqiptar.
Ata morën me qira një makinë nga Athina dhe pasi “vunë” targa të vjedhura, shkuan në fshatin Dorizë të Arkadisë.

Grabitësi nga Shkupi sipas mediave vendase sapo kishte dalë nga burgu i Chanias me leje dhe nuk ishte kthyer më . Ai së bashku me shqiptarin morën me qira një makinë dhe sulmuan një shtëpi ku jetonin tre të moshuar, dy gra dhe një burrë. Keqbërësit i dhunuan në mënyrë brutale dhe i morën 19.000 euro dhe flori me vlerë rreth 10.000 euro.
Që prej vitit 2013 grabitësit “ushtronin këtë profesion”, ata u arrestuan nga policia vendase në një pyll ku ishin fshehur, ndërsa të moshuarit ndodhen në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.