“I lindur për të qenë kryeministër i pajtimit”, Kryemadhi mesazh prekës për Finon

“I lindur për të qenë kryeministër i…

Kryetarja e Lsi-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vdekjes së politikanit Bashkim Fino, të cilin e quan një njeri të mirë dhe një socialist të vërtetë.

“Me hidhëm të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Demokratike iu është bashkuar po ashtu mesazheve të ngushëllimit për vdekjen e Bashkim Finos, politikanit socialist, që ka marrë me vete vlerësimin dhe të kundërshtarëve të tij në jetën politike. Basha shkruan se kontributi i Finos në politikën shqiptare, do të vlerësohet si një zë i rëndësishëm në stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në një spital privat në Tiranë, pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid, ndërsa ishte infektuar rreth një muaj më parë.

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit