"I maskuar dhe i gjakosur", aksion si në filma në Vlorë, arrestohet 42-vjeçari

“I maskuar dhe i gjakosur”, aksion si…

Një aksion policor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Forcat Shqiponja në Vlorë u vunë në ndjekje të 42-vjeçarit, Hasan Hasanaj për rreth 15 minuta.

Në lëvizje me mjetin “Porsche” pa targa dhe i maskuar, 42-vjeçari nuk ju bind urdhërit të policisë për tu ndaluar, por u largua me shpejtësi.

Në momentin e prangosjes i maskuari tha se ishte konfliktuar te një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit. Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit. Gjate testit te kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personin ishte në gjendje të dehur, me testin 1.410 mgl. 42-vjeçari kishte hematoma në fytyrë dhe u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjeksore të nevojshme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit