I maskuar dhe me armë, hajduti grabit pronarin e një supermarketi në Peqin

I maskuar dhe me armë, hajduti grabit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku është grabitur me armë pronari i një supermarketi që ndodhet në qendër të qytetit.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që është grabitur, nga persona ende të paidentifikuar është shtetasi Agim Spahiu.

Mësohet se grabitësit kanë qenë tre dhe i kanë marrë Spahiut një shumë parash, e cila ende nuk dihet me saktësi.

Autorët pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit