I mbijetoi koronavirusit, 70-vjeçari tregon arsyen përse ndihet keq që shpëtoi

I mbijetoi koronavirusit, 70-vjeçari tregon arsyen përse…

Pas dy muajsh në spital, 70-vjeçari amerikan, i identifikuar si Michael Flor, arriti të mposhtë koronavirusin.

I shtruar në ‘Swedish Medical Center’ të Siatëllit, pas 62 ditësh, Flor mori një faturë prej 1,1 milion dollarësh (1.122.501,04 $ më saktë, e justifikuar në 181 faqe).

I moshuari është i siguruar dhe nuk do ta paguajë të gjithë vetë këtë shumë, por bashkëshortja e tij thotë se në momentin që ishte i kthjellët, ai i kishte kërkuar që të dilte nga spitali sepse nuk do ta përballonin dot qëndrimin aty.

Dhoma e tij në terapinë intensive kushtonte 9 700 dollarë në ditë. Duke qenë se ndenji aty për 42 ditë, fatura e qëndrimit shkoi mbi 408 000 dollarë. Kësaj iu shtua përdorimi për 29 ditë i ventilatorit, që kushtoi 82 215 dollarë. Fatura u shtua më pas nga çmimi i ilaçeve.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në spital mjekët panë se organe jetësore si zemra dhe mushkëritë po humbnin funksionalitetin e tyre dhe për këtë arsye, 20 faqe të tjera të faturës justifikojnë rreth 100 000 dollarë të tjera.

Pasi mori vesh shumën, Flor është shprehur: “Ndihem me faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit