I mbijetoi tigrit dhe ariut, por jo avionit/ Vdes Tarzani

I mbijetoi tigrit dhe ariut, por jo…

Aktori i mirënjohur amerikan, Joe Lara ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti me avion në Tenesi, SHBA. Ai me gruan e tij dhe disa të tjerë kishin marrë një avion privat, por gjithçka ka përfunduar në tragjedi, pasi avioni përfundoi në një liqen pranë Smyrna. Gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara, e cila themeloi një kishë në vitin 1999, ishte gjithashtu midis viktimave. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për kërkimin e trupave të viktimave që humbën jetën në tragjedinë ajrore. Lara u shfaq për herë të parë si heroi i krijuar nga Edgar Rice Burroughs në filmin televiziv “Tarzan” para se të përsëriste rolin në serinë pasuese televizive. Ai hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2002 për të vijuar karrierën në muzikën country.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit