I mbijetuari në Greqi habitet me telefonatën: Pyetën nga hekurudha a të kanë humbur bagazhet?

I mbijetuari në Greqi habitet me telefonatën:…

Aleksandros Mutsianos ishte një nga studentët që i mbijetoi aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë. Studenti ishte në vagonin e shtatë të trenit me udhëtar, i cili u përplas me një tren mallrash. Ai ka rrëfyer përjetimet e aksidentit të tmerrshëm dhe gjithçka ndodhi atë natë në Larisa, që për pak desh i mori jetën.

Studenti ishte duke u kthyer në Selanik për të parë takuar familjen e tij. Nga qeveria, autoritetet apo ndonjë zyrtar ui ndryshëm, Aleksandro thotë se nuk ka pasur asnjë komunikim apo përshëndetje për faktin që i mbijetoi ngjarjes tragjike.

“Nuk e imagjinoj dot trishtimin e njerëzve. Askush nuk i kushtoi vëmendje. Për momentin, as nga qeveria dhe as nga vetë kompania, askush nuk më ka kontaktuar” – tregon i riu për mediat greke.

Të vetmen telefonat që studenti ka marrë, ka qenë nga stacioni hekurudhor. Ai nuk është pyetur për shëndetin por ka marr një pyetje ironike nëse bagazhet e tij janë në rregull apo kanë humbur mes rrënojave të aksidentit.

Kam marrë vetëm një telefonatë, nga Hellenic Train, që ishte për të mos thënë ironike. Kjo telefonatë thjesht më ka informuar se në rast se keni humbur bagazhin, duhet të dini se bagazhi është në AT Evangelismos dhe do t’ju japim një numër telefoni kontakti”, tha ai.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën 57 persona dhe mbetën të lënduar dhjetra të tjerë. Në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera vijojnë protestat e dhunëshme për të kërkuar dënimin e përgjegjësve të kësaj ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit