
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në fshatin Bakaj të Delvinës. Një makinë e drejtuar nga një i mituri, ka dalë nga rruga dhe si për pasojë janë plagosur tre persona.
Sipas policisë i mituri ka humbur kontrollin e mjetit.
Të aksidentuarit janë transportuar në spital kun ndohen në kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka bllokuar automjetin me të cilin është shkaktuar aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.