Një video shqetësuese i është dërguar redaksisë së JOQ Albania, ku shfaqet një drejtues mjeti që lëviz me shpejtësi të lartë në rrugë të ngushta, mes banesave dhe automjeteve të parkuara.
Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është mosha e drejtuesit, i cili nga pamjet duket të jetë i mitur. Qytetari që ka dërguar videon e vlerëson atë rreth 13-14 vjeç dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.
Në pamje shihet se makina përshkon rrugicat me shpejtësi të lartë, ndërsa në disa momente drejtuesi duket se e lëshon njërën dorë nga timoni. Për më tepër, i riu i ka publikuar vetë këto pamje edhe në profilin e tij në TikTok, ku shfaqet duke drejtuar mjetin në këtë mënyrë.
Një sjellje e tillë në zona të banuara mund të përfundojë në tragjedi, duke rrezikuar jo vetëm jetën e personit në timon, por edhe të banorëve, këmbësorëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Denoncuesi thotë se nuk e njeh personin, por kërkon që autoritetet të identifikojnë rastin dhe të marrin masa përpara se të ndodhë ndonjë aksident i rëndë.
Qyteti ku janë filmuar pamjet nuk është bërë i ditur, ndërsa targat e automjeteve që shfaqen në video janë shqiptare. Policia duhet të verifikojë rastin dhe të ndërhyjë për të parandaluar një ngjarje që mund të ketë pasoja tragjike.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/qDBEiX3Cq_4″ title=”I mituri lëviz me shpejtësi 'skëterrë' në rrugët e lagjes: Rrezikon veten dhe të tjerët!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>