I mituri po përdorte deodorantin pranë qiriut, shpërthim i fuqishëm zjarri përfshin banesën

I mituri po përdorte deodorantin pranë qiriut,…

Një 13-vjeçar i identifikuar si Atrin Behazadi, ka pësuar djegie në krahë dhe stomak. Djegia erdhi pas shpërthimit të një zjarri në banesën ku po qëndronte djali.

Sipas mediave britanike, Atrin Behazadi, 13 vjeç, ishte në dhomën e tij të martën në mbrëmje kur deodoranti që po përdorte ishte shumë afër flakës, duke shkaktuar shpërthimin rreth orës 20:00. Ka  qenë motra e tij, Atis, 15, e cila ka telefonuar zjarrfikësen.

Shpërthimi ishte I madh, teksa 70 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët të cilat përfshinë banesën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit