I mohuan fondet që vijnë nga BE, fermeri do të çojë bashkinë në SPAK

I mohuan fondet që vijnë nga BE,…

Programi financues IPARD, është një nga burimet kryesore të mbështetjes për fermerët. Për çdo vit, Bashkimi Europian ofron miliona euro për të ndihmuar fermerët, ku përfshihen edhe ata shqiptarë. Dashamir Çela është një prej tyre që akuzon drejtpërdrejt bashkinë Dimal se i ka mohuar përfitimin e këtij fondi.

Ai ka rreth 40 lopë në fshatin Samaticë, për të cilat kishte nevojë për një stallë më moderne, pro që paratë nuk iu dhanë kurrë ndonëse plotësonte kriteret. Për këtë arsye ai ka vendosur që të gjitah dokumentacionet e mbledhura, bashkë me një padi, t’i dorëzojë në SPAK për të denoncuar abuzimin që ndodh nëpër zyrat vendore

“Unë aplikova në IPArD dhe çova këtë projekt në Bashkinë Dimal ma aprovuan, kështu vazhdova me dokuentacionin në fund shoh që ishte po bashkia që ma refuzoi të drejtën që të ngrija një stallë në fshatina Samaticë .Mu refuzua leja e ndërtimit me pretendimit që nuk respektoja distancën ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. IPARDI ka financuar fermerët e tjera dhe bashkia ua ka dhënë lejen e ndërtimit ndërsa mua jo. Për këtë arsye do të shkoj në SPAK me dosjen që më kushtoi 10 mijë euro, plus që humba dhe fondin e IPARDI-t. Po kërkoja të ngrija një stallë moderne që plotëson kushtet e BE”, tha Dashamir Çela për Top Channel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit