I morën 5 mijë euro nga llogaria bankare dhe hapën kredi në emër të saj në Tiranë, Letonia kërkon ndihmën e Shqipërisë për identifikimin e autorëve

I morën 5 mijë euro nga llogaria…

Autoritetet letoneze kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për identifikimim e një llogarie bankare që ka përfituar një shumë prej 5 mije euro nga llogaria e shtetases Dagnija Grinvalde.

Në emrin e kësaj të fundit është marr një kredi mbi 10 mijë euro dhe më pas këto vlera janë kanalizuar dhe dërguar në një llogari bankare në Shqipëri. Dyshohet se shtetas shqiptarë me anë të manipulimit kanë çelur kredi në emër të kësaj shtetase dhe në dy raste këtë vlerë e kanë sjell në Shqipëri.

Hetimet dhe verifikimet do të bëhen nga ana e Prokurorisë së Tiranës për të gjetur emrin e personit që ka llogarinë në Shqipëri si dhe për të marr dëshminë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit