I morën 800 euro duke i premtuar punësim në Gjermani, arrestohen dy shtetase në Tiranë

I morën 800 euro duke i premtuar…

Dy shtetase nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të premte. Veriana Gega (Ziu) dhe Besime Agush (Dida) akuzohen për mashtrim duke përfituar një shumë të madhe parash. Bëhet me dije se dy shtetaset nëpërmjet rrjeteve sociale kanë mashtruar një shtetas për një leje punësimi në Gjermani.

Madje Veriana Gega ishte në masën arrest shtëpie për të njëjtën veprimtari të paligjshme, por kjo nuk e ka ndalur atë të kryejë të tjera mashtrime. Dyshhet se ajo së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kanë ngritur një skemë zhvatëse ndaj qytetarëve që e shohin emigrimin si një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICISE


Policia e Fierit organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Metoda”, në kuadër të të cilit u ndaluan për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, 2 shtetase banuese në Tiranë, konkretisht:

– V. G.(Z)., 31 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”;
– B. A.(D)., 25 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar. Në kuadër të operacionit “Metoda”, 2 shtetaset u vunë në pranga, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe duke përdorur dokumente false, kanë përfituar shumën 800 euro, nga një shtetas nga Fieri, me pretendimin se do t’i nxirrnin atij, një leje punësimi në Gjermani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit