I morën afro 4 milionë lekë babait të 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në Velipojë, arrestohen pas operacionit mjekët e Traumës

I morën afro 4 milionë lekë babait…

Dy mjekë të spitalit të Traumës në Tiranë janë vënë në prangat e Policisë, së bashku me një qytetar nën akuzën e korrupsionit.

Mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj dyshohet se i kanë marrë para babait të të riut Elmidin Dyli, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë që ndodhi fundjavën e kaluar në Velipojë.

Fatbardh Dyli mësohet se iu ka dhënë mjekëve afro 4 milionë lekë të vjetra për operacionin e djalit të tij.

“Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”, njofton zyrtarisht policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”. Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit