Disa qytetarë të Kavajës janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të paprecedentë ditën e sotme ku protagonistë kryesorë janë efektivët e Policisë së Shtetit.
Sipas tyre, një qytetar është ndaluar nga policia dhe pas kontrolleve të kryera prej tyre, atij i janë marrë dokumentet e makinës.
Por pak metra larg vendit ku është ndaluar, ata thonë se qytetari është takuar për ‘sqarim’ me efektivët e policisë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mund të shihni momentin e “takimit” të qytetarit me efektivët e policisë.
Pas disa diskutimeve te xhami i makinës së policëve, qytetari duket teksa kthehet me shpinë dhe nxjerr diçka nga çanta e tij. Pas kësaj ai vazhdon bisedën me policët dhe më pas merr dosjen me dokumenta.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij ‘takimi’ në rrugë dhe çfarë kanë shkëmbyer mes tyre policët dhe qytetari, që duhet thënë përpiqet mos të bjerë në sy kur hap çantën e tij.
Mesazhi i qytetarit:
“Pershendetje JOQ, Policia kavajes po i moren letrat e makines dhe ky i dha leke. Po se kuptuam pse ia moren”
<iframe width=”478″ height=”849″ src=”https://www.youtube.com/embed/0SOigW3Moko” title=”“I morën letrat e makinës”, çfarë po shkëmben qytetari me policët në rrugë?” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>