I mori 5 mijë euro ish-të dashurës duke i bërë shantazh, prangoset 24-vjeçari

I mori 5 mijë euro ish-të dashurës…

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi shantazhonte ish të dashurën e tij me video intime.

Mësohet 24-vjeçari i arrestuar për gjobvënie është Kataldo Kuluçi. Përmes një video intime ai i ka bërë shantazh ish-të dashurës duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash prej 5 mijë eurosh.

Vajza ka thënë se në kohë të ndryshme, ajo i ka dhënë 3 mijë euro, pasi ai e kërcënonte se do t’i nxirrte video intime. Sipas informacioneve për mediat, 24-vjeçari jetonte më së shumti në Angli dhe atje ka qenë proceduar penalisht për vjedhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit