I mori jetën djalit të tij, shpallet fajtor Skënder Krasniqi

I mori jetën djalit të tij, shpallet…

Në datën 27 janar të vitit 2021, rreth orës 17:00, Skënder Krasniqi, vrau me armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqin, menaxherin e VIP-ave. Pas asaj tragjedie, i ati i biznesmenit që mori jetën e djalit, u arrestua, teksa ditën e sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor. Skënder Krasniqi, akuzohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, ndërsa është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg. Vlen të theksohet se arma që përdori autori, ishte pa leje dhe ishte blerë nga ana e viktimës.

Njoftim:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit