I mori jetën dy shqiptarëve! Përfundon rindërtimi i urës që u shemb në Xhenova

I mori jetën dy shqiptarëve! Përfundon rindërtimi…

14 gushti i 2018-ës ishte tragjik për Xhenovën, me urën Morandi që u shemb.

Mes shumë viktimave, humbën jetën edhe dy shqiptarë.

71 punonjës civilë dhe punonjës të autostradës u përfshinë në hetimin për këtë ngjarje, por ende asgjë nuk ka ardhur në përfundim për të nxjerrë para drejtësisë fajtorët.

Ndërkohë, më shpejt ka përfunduar rindërtimi i urës së re.

Ajo përmban sensorë e robotë që monitorojnë strukturën dhe kryejnë proceset e mirëmbajtjes themelore.

Energjia sigurohet nga 2000 panele diellore të vendosura.

Për të ndërtuar urën, u vijua me ritme të shpejta edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

[ngg src=”galleries” ids=”248″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit